Neni 30 - Gjendja gjyqësore e personave juridikë

1. Dispozitat e titullit IX kreu III të Kodit të Procedurës Penale zbatohen edhe për personat juridikë të dënuar penalisht, sipas dispozitave të këtij ligji.

2. Kopjet e vendimeve të dhëna ndaj personave juridikë për kryerjen e veprave penale dërgohen pranë regjistrit përkatës të personave juridikë, ku ata janë të regjistruar, duke bërë edhe shënimet përkatëse, sipas ligjit.