TITULLI I - DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  • Neni 21 - Pjesëmarrja e punëmarrësve në administrimin e shoqërive aksionare
  • Përfaqësuesi ligjor i shoqërisë tregtare dhe këshilli i punëmarrësve mund të bien dakord që ky të emërojë persona për të përfaqësuar punëmarrësit në nivelin e administrimit.

  • Neni 22 - Përkufizimi
  • Një shoqëri është shoqëri kolektive nëse regjistrohet si e tillë, e kryen veprimtarinë tregtare nën një emër të përbashkët dhe përgjegjësia e ortakëve përpara kreditorëve është e pakufizuar.

  • Neni 23 - Regjistrimi
  • 1. Shoqëria kolektive regjistrohet në përputhje me nenet 26, 28, 32 e 33 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

    2. Nëse shoqëria kolektive ka krijuar një faqe interneti, të dhënat, të cilat i raportohen Qendrës Tregtare të Regjistrimit, publikohen në këtë faqe dhe u vihen në dispozicion personave të interesuar.