Neni 55 - Parashkrimi në rastin e largimit të ortakut

Ortaku i larguar nga shoqëria përgjigjet për detyrimet e shoqërisë që kanë lindur përpara largimit të tij, nëse këto detyrime kanë lindur përpara 3 viteve nga data e këtij largimi. Parashkrimi nis në datën e regjistrimit të largimit të ortakut.