Neni 58 - Marrëdhëniet ndërmjet ortakëve

Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në statut, marrëdhëniet ndërmjet ortakëve rregullohen nga nenet 59 deri 61 të këtij ligji. Statuti mund të parashikojë ndalimin e konkurrencës, sipas nenit 17 të këtij ligji, edhe për ortakët e kufizuar.