Neni 64 - Përgjegjësia nga perceptimi i cilësive ligjore

1. Ortaku i kufizuar përgjigjet si ortak i pakufizuar, nëse emri i tij është përfshirë, me pëlqimin e tij, në emrin e regjistruar të shoqërisë.

2. Ortaku i kufizuar, që ka lidhur me një palë të tretë një marrëveshje në cilësinë e agjentit të autorizuar të shoqërisë, por pa u cilësuar si i tillë, përgjigjet për këtë veprim si të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se i treti kishte dijeni për faktin se ortaku vepronte si agjent i autorizuar apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si të mos ishte në dijeni.

3. Ortaku i kufizuar përgjigjet për detyrimet e shoqërisë si të ishte ortak i pakufizuar, nëse ai vepron në kundërshtim me parashikimin e fjalisë së dytë të pikës 1 të nenit 59 të këtij ligji.