Neni 65 - Përgjegjësia përpara regjistrimit

Kur themeluesit e shoqërisë komandite marrin përsipër detyrime për veprimtarinë tregtare të shoqërisë, përpara se shoqëria të regjistrohet në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ortaku i kufizuar, që pranon të marrë përsipër këto detyrime, përgjigjet si të ishte ortak i pakufizuar, me përjashtim të rastit kur provon se pala e tretë kishte dijeni për kufizimet e përgjegjësisë së tij, apo në bazë të rrethanave të qarta nuk kishte si të mos ishte në dijeni.