Neni 66 - Përgjegjësia e një ortaku të ri të kufizuar

Ortaku i kufizuar, i cili fiton këtë cilësi në një shoqëri komandite ekzistuese, përgjigjet sipas dispozitave të nenit 62 të këtij ligji, për detyrimet e shoqërisë, që kanë lindur përpara fitimit të kësaj cilësie.