Neni 67 - Largimi i ortakëve

1. Shoqëria komandite nuk prishet për shkak të vdekjes apo të prishjes së një ose më shumë prej ortakëve të kufizuar.

2. Nëse të gjithë ortaket e pakufizuar largohen nga shoqëria, atëherë shoqëria kolektive prishet dhe likuidohet sipas dispozitave të këtij ligji.

3. Nëse largohen të gjithë ortakët e kufizuar, atëherë veprimtaria tregtare e shoqërisë komandite mund të vazhdojë të ushtrohet në formën e një shoqërie kolektive apo, nëse mbetet vetëm një ortak i pakufizuar, veprimtaria mund të ushtrohet me statusin e tregtarit.

4. Ndryshimet e përmendura në pikat 1 e 3 të këtij neni duhet t’i njoftohen për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit.

5. Prishja e shoqërisë komandite në gjendjen e aftësisë paguese ka si pasojë hapjen e procedurave të likuidimit, sipas neneve 190 deri 205 të këtij ligji.