Neni 87 - Marrja e vendimeve

1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë, asambleja e përgjithshme vendos me tri të katërtat e votave të ortakëve pjesëmarrës, siç përcaktohet në pikën 1 të nenit 86 të këtij ligji, për ndryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë.

2. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj ose në statut, për çështjet e tjera të renditura në nenin 81 të këtij ligji, asambleja e përgjithshme vendos me shumicën e votave të ortakëve pjesëmarrës.

3. Me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, vlefshmëria e vendimeve, që përcaktojnë detyrime shtesë mbi ortakët, apo vendimet që kufizojnë të drejtat e tyre, të parashikuara në këtë ligj ose në statut, kushtëzohet nga miratimi i ortakut përkatës.