Neni 90 - Procesverbalet e mbledhjes së asamblesë

1. Të gjitha vendimet e asamblesë së përgjithshme duhet të regjistrohen në procesverbal.
Administratorët përgjigjen për ruajtjen e kopjeve të procesverbaleve të mbledhjeve të asamblesë së përgjithshme.

2. Procesverbali duhet të përmbajë datën e vendin e mbledhjes, rendin e ditës, emrin e kryetarit e të mbajtësit të procesverbalit, rezultatet e votimit.

3. Procesverbalit i bashkëlidhet edhe lista e pjesëmarrësve, si edhe akti i thirrjes së asamblesë së përgjithshme.

4. Procesverbali i mbledhjes nënshkruhet nga kryetari dhe nga mbajtësi i procesverbalit.

5. Nëse shoqëria ka publikuar një faqe në internet, administratorët, jo më vonë se 15 ditë nga data e mbledhjes, janë të detyruar të publikojnë kopje të procesverbalit të mbledhjes së asamblesë së përgjithshme në këtë faqe.