Neni 127 - Rezerva ligjore dhe rezervat e tjera

1. Nga fitimi pas tatimit, i realizuar gjatë vitit financiar paraardhës, duke zbritur shpenzimet, shoqëria duhet të kalojë në rezervën ligjore, të paktën 5 për qind të kësaj vlere, derisa kjo rezervë të jetë e barabartë me 10 për qind të kapitalit të regjistruar të shoqërisë, apo me një vlerë më të lartë, të përcaktuar në statut.

2. Statuti mund të parashikojë krijimin e rezervave të tjera nga fitimet vjetore.

3. Shoqëria llogarit e ndan dividendët, vetëm pasi nga fitimi vjetor të jenë zbritur shumat e caktuara për rezervat e përmendura në pikat 1 e 2 të këtij neni.