Neni 132 - Përgjegjësia për kreditë e shlyera

1. Kur në rastet e përmendura në nenin 131 të këtij ligji, shoqëria, gjatë një periudhe 1-vjeçare përpara datës së hapjes së procedurave të falimentimit, i ka kthyer aksionarit huanë, atëherë aksionari, të cilit i është rikthyer huaja, apo i cili ka dhënë garanci duhet t’i rikthejë shoqërisë shumat e huasë, që janë paguar prej saj. Aksionari përgjigjet deri në vlerën e garancisë, në çastin kur huaja është kthyer. Aksionari nuk përgjigjet për këto shuma, kur kolaterali i dhënë si garanci, i kalohet shoqërisë për pagesën e huasë.

2. Pika 1 e këtij neni zbatohet edhe për veprimet e tjera të aksionarit apo të palëve të treta, nëse nga pikëpamja ekonomike janë të ngjashme me marrëveshjet e huasë, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni.