Neni 140 - Përfaqësimi në asamble

1. Një aksionar mund të përfaqësohet në asamblenë e përgjithshme, në bazë të një autorizimi nga një aksionar tjetër apo nga një person i tretë.

2. Administratorët dhe anëtarët e këshillit të administrimit apo të këshillit mbikëqyrës nuk mund të veprojnë si përfaqësues të aksionarëve në asamblenë e përgjithshme.

3. Autorizimi mund të jepet vetëm për një mbledhje të asamblesë së përgjithshme, e cila përfshin edhe mbledhjet vijuese me të njëjtin rend dite.

4. Përfaqësuesi i autorizuar është i detyruar të deklarojë çdo fakt apo rrethanë, të tillë që, sipas gjykimit të aksionarit të përfaqësuar, rrezikon të ndikojë në vendimmarrjen e përfaqësuesit për interesa të tjerë të ndryshëm nga ata të aksionarit përfaqësuar.