Neni 177 - Kushtet

1. Pas miratimit të bilancit të vitit paraardhës, asambleja e përgjithshme mund të vendosë ta zmadhojë kapitalin e regjistruar, duke kaluar në kapitalin bazë rezervat e disponueshme dhe fitimet e pashpërndara.

2. Pjesa e rezervave, që shkon përtej 1/10 së kapitalit të regjistruar ose përtej një vlere më të lartë të rezervës së përcaktuar në statut, si dhe fitimet e pashpërndara mund të kalohen në kapitalin fillestar.

3. Rezervat dhe fitimi i pashpërndarë nuk mund të kalohen në kapitalin bazë, nëse bilanci i vitit paraardhës rezulton me humbje.