strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

KREU III - ZVOGËLIMI I KAPITALIT ME ANULIM AKSIONESH

  • Neni 186 - Kushtet
  • 1. Kapitali mund të zvogëlohet edhe nëpërmjet anulimit të aksioneve.

    2. Anulimi i aksioneve lejohet vetëm:
    a) kur ky veprim është i pranuar nga statuti apo nga një vendim, që ndryshon statutin, i cili është marrë përpara nënshkrimit të aksioneve, që do t’i nënshtrohen anulimit;
    b) në përputhje me nenin 133 të këtij ligji;
    c) nëse aksionarët, që i zotërojnë këto aksione, pranojnë anulimin.
    Parashikimi i statutit nuk është i nevojshëm nëse aksionarët përkatës japin pëlqimin.

    3. Anulimi i aksioneve duhet të përmbushë kërkesat e zvogëlimit të zakonshëm të kapitalit. Në këtë rast, vendimi i asamblesë zëvendësohet me vendimin e administratorëve.

    4. Pagesa e vlerës së aksioneve të anuluara, në favor të aksionarëve, kryhet në përputhje me dispozitat e nenit 183 të këtij ligji.

    5. Dispozitat për zvogëlimin e zakonshëm të kapitalit nuk janë të zbatueshme, nëse aksionet, kontributet e të cilave janë shlyer tërësisht, i kalohen shoqërisë pa kundërshpërblim.

    6. Vendimi i zvogëlimit të kapitalit i njoftohet për regjistrim Qendrës Kombëtare të Regjistrimit nga administratorët, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.
    Kapitali zvogëlohet, duke filluar nga çasti i regjistrimit të vendimit.