Neni 188 - Regjistrimi i prishjes së shoqërisë

1. Administratorët janë të detyruar të regjistrojnë prishjen e shoqërisë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”.

2. Nëse prishja bëhet me vendim gjykate, gjykata regjistron vendimin e prishjes ex officio.