strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

TITULLI II - LIKUIDIMI I THJESHTËZUAR

  • Neni 204 - Kushtet dhe procedura
  • 1. Shoqëria tregtare mund të likuidohet nëpërmjet një procedure të përshpejtuar, nëse kjo vendoset nga të gjithë ortakët apo aksionarët dhe kur këta deklarojnë përpara gjykatës përkatëse se të gjitha detyrimet e shoqërisë ndaj kreditorëve janë shlyer e janë rregulluar të gjitha marrëdhëniet me punëmarrësit.

    2. Administratorët, në përputhje me nenin 43 të ligjit nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, njoftojnë për regjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit vendimin për likuidimin e shoqërisë, nëpërmjet procedurës së thjeshtëzuar.

    3. Administratorët janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar nga shkelja e detyrave të tyre gjatë likuidimit të thjeshtëzuar. Përveç administratorëve, ortakët apo aksionarët e shoqërisë përgjigjen në mënyrë solidare deri në shumat e marra.

    4. Paditë, sipas pikës 3 të këtij neni, duhet të ngrihen brenda 3 viteve nga data e çregjistrimit të shoqërisë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

  • Neni 205 - Fshirja pas likuidimit të shkurtuar
  • Dispozitat e parashikuara në nenin 202 të këtij ligji zbatohen edhe në rastin e përfundimit të likuidimit të thjeshtëzuar.