strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

PJESA X - DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE

  • Neni 230 - Vijimi i funksionimit dhe detyrimi për përshtatje
  • 1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shoqëritë tregtare ekzistuese do të vazhdojnë funksionimin, sipas mënyrës dhe kushteve, që kanë qenë të vlefshme në çastin e regjistrimit të tyre.

    2. Shoqëritë tregtare, që kanë ekzistuar përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruara të përshtatin organizimin dhe funksionimin e tyre, sipas dispozitave të këtij ligji, brenda 3 vjetëve pas hyrjes së tij në fuqi.

    3. Shoqëritë tregtare, të cilat nuk përshtaten me dispozitat e këtij ligji, sipas pikës 2 të këtij neni, vlerësohen të prishura dhe çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit pas përfundimit të procedurës së zbatueshme të likuidimit.

  • Neni 231 - Zbatimi i këtij ligji dhe procedurat në vijim
  • Dispozitat e këtij ligji zbatohen për procedurat e themelimit ose të ndryshimit të një themeluesi, aksionari apo ortaku të shoqërisë, për procedurat e zgjedhjes së organeve, të miratimit të rregulloreve apo statutit dhe për procedura të tjera organizative, të nisura në çastin e hyrjes në fuqi të ligjit.

  • Neni 232 - Shfuqizime
  • Ligjet nr.7632, datë 4.11.1992 “Për pjesën e përgjithshme të Kodit Tregtar”, nr.7638, datë 19.11.1992 “Për shoqëritë tregtare” dhe nr.7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private, nismës së lirë, të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” shfuqizohen me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

  • Neni 233 - Hyrja në fuqi
  • Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
    Ligj nr.9901, datë 14.4.2008 shpallur me dekretin nr.5694, datë 5.5.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
    Botuar në Fletoren Zyrtare nr.60, faqe 2631