Neni 86

Në rastet kur ekspertët kontabël të autorizuar do të kryejnë punime të tjera mbi ato të parashikuara në programin e caktuar fillimisht, sipas kërkesës së shoqërisë dhe të organeve gjyqësore, numri i orëve të punës mund të shtohet e shumta me një të tretën e orëve të vendosura fillimisht. Në këto raste tarifat orare të orëve suplementare caktohen lirisht ndërmjet ekspertit kontabël të autorizuar dhe kërkuesit.