Neni 38

(Shtesë në paragrafin e katërt me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.625, datë 12.11.2001)

Komisioni i regjistrimit shqyrton dosjen e paraqitur nga raportuesi dhe vlerëson nëse kandidati i plotëson kërkesat e parashikuara për regjistrim. Po të jetë e nevojshme, ai mund të kërkojë edhe të dhëna të tjera plotësuese.
Komisioni i regjistrimit mund të thërrasë kandidatin për ta dëgjuar. Ky i fundit mund të asistohet nga një këshilltar i zgjedhur nga vete ai.
Komisioni i regjistrimit duhet të vendosë e shumta brenda muajit nga data e dorëzimit të raportit nga raportuesi. Në mbarim të këtij afati, regjistrimi i kandidatit në listën e institutit quhet i bërë.
Nëse në datën e pranimit kandidati gjendet në një nga rastet e papajtueshmërive të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, ai nuk mund të ushtrojë profesionin e tij, në qoftë se nuk justifikon pranë komisionit dhënien fund të papajtueshmërisë, i cili informon për këtë këshillin e drejtimit të institutit. Në rast të kundërt, pas një afati prej gjashtë muajsh, kandidati quhet se është tërhequr zyrtarisht dhe komisioni me kërkesë të kryetarit të këshillit të drejtimit, kryen çregjistrimin nga lista e institutit. Personi i quajtur i "tërhequr zyrtarisht" mund të kërkojë riregjistrimin në listë, në kushtet e nenit 47 të këtyre rregullave.