Neni 51

Sigurimi i ruajtjes së pavarësisë dhe të nderit të institutit dhe dhënia e autoritetit të duhur veprimtarisë së anëtarëve të tij kërkon nga këta të fundit
- kompetencë e ndërgjegje profesionale;
- bindje dhe dinjitet;
- pavarësi morale dhe materiale.
Çdo anëtar i institutit duhet të bëjë përpjekje për zhvillimin e cilësive të mësipërme dhe zbatimin e tyre në çdo rast, duke vepruar në pajtim me traditat e vendit, me etikën profesionale dhe me dispozitat ligjore e nënligjore.
Anëtari i institutit duhet të përpiqet të zgjidhë me pajtim çdo mosmarrëveshje me kolegët e tij, dhe, nëse nuk e arrin këtë, ai mund të verë në dijeni kryetarin e këshillit të drejtimit, i cili do të luajë rolin e arbitrit për një rregullim pajtues.