strict warning: Only variables should be passed by reference in /mnt/target02/344557/353664/www.ligjet.com/web/content/modules/book/book.module on line 559.

VENDIM Nr.23, datë 21.1.1999 - PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE TË SHOQËRIVE TREGTARE, QË PRIVATIZOHEN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të neneve 129, 214, 215 të ligjit nr.7638, datë 19.1.1992 “Për shoqëritë tregtare”, me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit,
Këshilli I Ministrave

VENDOSI:

1. Në shoqëritë tregtare, që privatizohen, të cilat janë në procesin e shitjes së paketës së aksioneve të tyre, dhe gjatë veprimtarisë rezultojnë të kenë rritur vlerën e kapitalit themeltar, e vazhdojnë të konkurrojnë në treg, punonjësit e tyre përfitojnë deri në 12 paga mujore nga fitimi neto, i realizuar, i vitit ushtrimor. Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit, në shpërndarjen e fitimit neto të realizuar nga shoqëria tregtare, përcakton nga dividenti shumën që u takon punonjësve.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE Pandeli Majko
Botuar në Fletoren Zyrtare Ekstra-maj, faqe 77